Flash News

KRYESORE

Dita e verës kthehet në 'ditë dimri', përkeqësime të motit në ditët në vijim

Dita e verës kthehet në 'ditë dimri',

Megjithëse në Shqipëri ditët e fundit kanë qenë me diell, ditët në vijim sjellin përkeqësime të motit. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se datat 12-13 mars pritet të jenë të ftohta, me vranësira dhe reshje.

Ndërsa sipas Meteoalb edhe dita e verës në fakt do të jetë një ditë dimri:

“Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve. Parashikohet që muaji mars të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.”

Të fundit