Flash News

KRYESORE

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, mesazhi i Metës: Zgjidhja është zgjimi, reagimi dhe ndryshimi

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, mesazhi i Metës: Zgjidhja

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve për zgjim, reagim, përballje dhe ndryshim.

Teksa e ka nisur mesazhin e tij në Facebook me një shprehje të Abraham Lincoln, “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”, Meta ka shtruar pyetjen, nëse kjo “Demokraci” është një qeverisje e popullit.

Më tej ai thekson se shqiptarët janë të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit.

Sipas tij, regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, ndaj zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!”

Postimi i plotë:

Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!

Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!

Të fundit