Flash News

KRYESORE

Dita ndërkombëtare e Radios, UNESCO: Le të fuqizojmë vajzat nëpërmjet medias

Dita ndërkombëtare e Radios, UNESCO: Le të fuqizojmë vajzat

Data 13 shkurt është caktuar si dita ndërkombëtare e Radios, pasi më 13 shkurt 1946, Kombet e Bashkuara kanë themeluar Radion zyrtare.

UNESCO e ka shpallur si dita ndërkombëtare të Radios për herë të parë në vitin 2011 në asamblenë e përgjithshme, ndërsa për herë të parë është festuar në vitin 2013. Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, Radio mbetet një ndër mediumet  me impaktin më të madh në informimin e opinionit publik.

“Le të fuqizojmë vajzat përmes radios! ‘Radio Dodo’ është një program i organizuar nga tre vajza në arabisht, frëngjisht dhe anglisht për të ndihmuar fëmijët që janë traumatizuar nga lufta”, shkruhet sot në faqen zyrtare të UNESCO-s në Twitter.

Radioja e parë shqiptare u themelua më 28 nëntor 1938, gjatë një ceremonie ku mori pjesë Mbreti Zog, ku inauguroi stacionin e parë radiofonik në Shqipëri. Ajo mori emrin ‘Radio Tirana’ dhe stacioni kishte fuqi 3 kilovat. Transmetimet e para u bënë nga salla e Bashkisë së Tiranës. Programet e para ishin të shkurtra dhe nuk i kalonin mese tre orë, por ishin të larmishme duke pasur në konsideratë kushtet e kohës.

Radioja në shekullin XX luajti një rol të rëndësishëm. Në fillim, në disa vende të Europës, ajo luajti një rol negativ pasi shërbente si mbështetëse e propagandës fashiste, por më pas u bë një mjet i fuqishëm në dorën e rezistencës së popujve.

 

Të fundit