Flash News

KRYESORE

Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Meta thirrje qeverisë për mjekët dhe sektorin e fasonerisë

Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në

Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë i ka bërë thirrje qeverisë të garantojnë masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës, referuar edhe situatës me koronavirusin.

Po ashtu Meta i mëshoi qëndrimit për mbështetje në sektorin e fasonëve, thirrje që e bëri edhe dje kur zhvilloi një takim me kryetarin e tyre.

Mesazhin e jep përmes një statusi në Facebook:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.

Me shqetësim kam ndjekur këto ditë edhe situatën në sektorin fason, ku janë shfaqur një sërë problematikash, që mund të ishin shmangur nëse masat kufizuese, higjena dhe distancimi social në ambientet e punës do të ishin respektuar. Ndërkohë që ky sektor kryesor punëdhënës ka nevojë për një përkrahje më konkrete për të mbijetuar.

Garantimi i kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës në çdo sektor, veçanërisht të kujtdo që është në vijën e parë kundër COVID-19, janë të domosdoshme për menaxhimin e pandemisë dhe rikthimin sa më shpejt në normalitet.

Jeta, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve janë të parat!”, shkruan Meta.

Të fundit