Flash News

KRYESORE

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, premton Basha: Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, premton Basha:

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike do të rindërtojë Teatri Kombëtar siç ishte aty ku ishte.

Në ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Basha shtoi se ata persona që e shembën do të dalin përpara drejtësisë.

“Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë.

Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës” shkruan Basha.

Të fundit