Flash News

Ditari i Maxhorancës

Viktima në kampin e muxhahedinëve, Çuçi: Nuk u shkaktua nga veprimet e policisë

Viktima në kampin e muxhahedinëve, Çuçi: Nuk u shkaktua

Gjatë kontrollit të Policisë së Shtetit në kampin Ashraf 2 në Manzë, MEK raportoi për një viktimë, sipas tyre të shkaktkuar nga dhuna e efektivëve shqiptarë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mohon që vdekja e tij të jetë shkaktuar nga veprimet e policisë. Çuçi tha se janë në pritje të ekspertizës, por u shpreh me bindje se ka pamje që vërtetojnë se veprimet e policisë, nuk kanë lidhje me viktimën.

“Për personin që ka vdekur në kamp, iu garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Po presim ekspertizën, ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit, por jam i bindur që ka pamje edhe nga vetë anëtarët që e vërtetojnë këtë gjë. Nuk është prekur qoftë edhe një anëtar me dorë në kamp. Qoftë edhe një person nuk është prekur me dorë, do presim ekspertizën”, deklaroi Çuçi.

 

Të fundit