Flash News

Ditari i Maxhorancës

1 MWh arrin në 1040 euro në bursa, Balluku tregon ç’do të ndodhë me çmimin e energjisë

1 MWh arrin në 1040 euro në bursa, Balluku tregon ç’do

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se qeveria ka bërë një studim lidhur me numrin e familjeve që preken nga ndryshimi i çmimit për energjinë elektrike.

Balluku tha për mediat nga Kryeministria se çmimi i energjisë në bursa është rritur dhe se ka disa propozime për masat që do të merren ndaj qytetarëve të cilat sipas saj, vendosin të shpenzojmë më shumë.

“Është bërë studimi se sa familje preken dhe sa do jetë ky çmim. Mbrëmë në orën 20:00 çmimi në bursën hungareze që i referohemi arriti në 1040 euro për MWh. Mund ta llogarisni vetë sesa është kilovati për orë dhe nëse do ti ekspozonim qytetarët tanë përballë këtyre çmimeve do të ishte e pamundur, megjithatë fasha 800 kWh ka disa propozime nga Operatori i Shpërndarjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat do të diskutohen nga Këshilli i Ministrave për t’u zgjedhur ajo që do të jetë më e mirë edhe për të optimizuar financat e sektorit, por edhe për të diferencuar mburojën sociale që i japim qytetarit për nevojat që një familje sa i përket energjisë elektrike dhe pastaj ata qytetarë që vendosin të shpenzojnë më shumë por që mbetet në diskrecionin e tyre për të paguar një çmim më të lartë”, tha Balluku.

Kujtojmë se duke filluar nga 1 Tetori të gjithë ata abonentë familjarë që shpenzojnë mbi 800 megavat/orë do të faturohen me vlerë tregu. Çka do të thotë se do ta paguajnë faturën më shtrenjtë se të tjerët.

Sipas një vlerësimi, janë vetëm 30% e konsumit të cilët nuk do të faturohen me çmim të shtrenjtë, ndërsa pjesa tjetër do të kenë rritje të vlerës.

Të fundit