Flash News

Ditari i Maxhorancës

10 orë në Komisionin për Inceneratorët, Rama: Maratonë që ia vlejti! Paralajmëron padi ndaj Jorida Tabakut

10 orë në Komisionin për Inceneratorët, Rama: Maratonë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një maratonë që ia vlejti dëshminë prej 10 orësh në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të komisionit maratonë, Rama tha se ia vlejti pasi sipas tij kushdo i ka dëgjuar të gjitha ato që ishin për t’u thënë.

Ai insistoi sërish se akuza për vjedhjen e 430 mln eurove nuk ekziston.

“Ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë, të gjitha ato që kishin për t'u thënë. Kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush mund të kuptojë, të kuptojë. Nuk kanë ç’shpjegim të japin për 430 mln euro sepse nuk ekziston.

Bëhet fjalë për një shumë që është deri për në vitin 2047 si angazhim për t'u paguar mbledhja përpunimi dhe transformimi i mbetjeve në energji. Pra nuk është se është sot në arkën e shtetit dhe ka dalë. U krijua një narrativë shumë e ulët që kishte nevojë për t'u zbardhur dhe në fund u pranua nga zonja Tabaku që ju nuk mund të koncensiononi të ardhmen.

Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës sime politike. Është një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Sa i takon hetimit nga SPAK, është linjë tjetër që ka të bërë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet se pas shpinës së qeverisë ka hyrë në marrëdhënie korruptive. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe kërkojmë të ndahen gjërat. Drejtësia ka punën e vet", tha Rama.

Kryeministri ka paralajmëruar padi ndaj kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku.

“Pasi të mbarojë kjo do takohemi me zonjën Tabaku në gjykatë. Është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend sado e tensionuar të jetë lufta politike që një politikane të angazhohet për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Kur të mbarojë hetimi i SPAK do shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo muaj të tërë “u vodhën 430 mln euro”. Prita të mbarojë Big Brother”, u shpreh Rama.

 

Të fundit