Flash News

Ditari i Maxhorancës

100.000 £ për emigrant, Rama mohon lajmet e mediave britanike: Shqipëria s'do të jetë kurrë vend me kampe refugjatësh. Reagon dhe Xhaçka

100.000 £ për emigrant, Rama mohon lajmet e mediave britanike:

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur krerët e degëve të PS në selinë rozë. Në përfundim të takimit, në një prononcim për gazetarët ai ka thënë se Shqipëria s'do të ketë kurrë kampe emigrantësh, duke përgënjeshtruar lajmin e mediave britanike se emrigrantët e paligjshëm që do të arrijnë në Angli përmes kanalit të La Manshit do të dërgohen në Shqipëri.

The Times dhe Daily Mail raportuan se projekti do t'i kushtonte taksapaguesit britanik 100,000 £ për emigrant për fluturime dhe akomodim. Rama shtoi se kampet mund të ndërtohen në vende të pasura.

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend që do të shndërrohet në kamp refugjatësh. Ka vende më të pasura që mund të ndërtojnë kampe, nuk jam këtu për të shpjeguar këtë çështje”, tha Rama.

Më herët ka qenë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që e ka mohuar sërish lajmet, duke i cilësuar të rreme. Ndërsa i ka akuzuar për lajme jo të vërteta, Xhaçka është shprehur se ka qenë ndër ata individë që e admiruar cilësinë e mediave britanike.

"I njëjti lajm i rremë, i vjetër, këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times! Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një "ai" por një "ajo" që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtë!-shkruan Xhaçka.

Të fundit