Ditari i Maxhorancës

12 vite në vendnumëro, Rama kërkon votat për të integruar Shqipërinë

12 vite në vendnumëro, Rama kërkon votat për të

Për 12 vite në pushtet, Rama nuk arriti dot ta integronte Shqipërinë me hapa të shpejtë, sikurse mburret shpesh se unioni e kërkon vendin të jetë pjesë e familjes evropiane.

Por, në vrullin e fushatës elektorale, Rama po kërkon të influencojë zgjedhësit për të marrë votat përmes premtimit të integrimit. Nga komunikimi me zgjedhësit në Facebook, kryeministri tha se vetëm PS mund ta çojë tani Shqipërinë në BE.

“Ata jo vetëm thonë ‘ju duam në BE’, por ‘ju duam tani në BE’”, tha Rama.

Kreu i socialistëve tenton t’u hedhë hi sy shqiptarëve me integrimin, për të marrë votat më 11 maj.

“Pasaportën europiane e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fusim vetëm unë me PS. Ky është interesi, duke nisur që në aeroport që të mos të të ndajnë veç. Kur të hysh në BE, të jesh duke tregu pasaportën që ka të njëjtën vlerë si e vendeve të tjera. Pra lërini këto, çfarë rrugësh janë? Fokusu tek BE-ja dhe tek pasaporta jote”, iu drejtua Rama qytetarëve.

 

Të fundit