Flash News

Ditari i Maxhorancës

"13 vatra zjarri aktive në vend", Rama bën bilancin: Zjarri në Fushë-Arrëz rrezikon zonat e banuara

"13 vatra zjarri aktive në vend", Rama bën bilancin: Zjarri

Kryeministri Edi Rama ka parqitur një bilanc të situatës aktuale me zjarret në vendin tonë, duke renditur 13 vatrat aktive të zjarrit, ku me rreikshmëri më të lartë paraqitet zona e Fushë-Arrëzit.

Përmes një postimi në Facebook, në renditjen e 13 vatrave aktive të zjarrit pjesa më e madhe e tyre përveç zjarrit në Fushë-Arrëz, nuk përbëjnë rrezik për banesat. Ndërsa në fyshtin “Arshi Lengo” dhe në Gjirokastër forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre.

Postimi i plotë:

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

1. Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.

2. Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

3. Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

4. Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.

5. Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

6. Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

7. Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

8. Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

9. Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

10. Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

11. Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

 

Të fundit