Flash News

Ditari i Maxhorancës

Naftëtarët në ditën e 15 të grevës së urisë, vjen reagimi zyrtar nga qeveria: Privatizimi i Armo, dramë e krijuar që në 2008 prej familjes Berisha

Naftëtarët në ditën e 15 të grevës së

Naftëtarët e Fierit, Patosit dhe Ballshit vijojnë protestën në kërkim të likuidimit të pagave të prapambetura dhe rifillimit të punës. 15 ditë nga ngujimi i tyre, vjen reagimi i parë zyrtar nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Ka qenë zëvendësminisrtri Ilir Bejtja, i cili përmes një reagimi të tij thekson se shteti ka qenë në minorancë për privatizimin e uzinës dhe se çështja me Armon është një dramë e vazhdueshme e krijuar prej familjes Berisha që në 2008-ën.

“S’kemi pasur asnjëherë fuqi vendimarrëvese, apo ngritjes së një këshilli mbikqyrës, apo caktimi i një administratori. Shteti ka qenë gjithmonë në minorancë. Ky ka qenë procesi i privatizimit. I korruptuar dhe i dështuar.

Që në fazën e parë që në mënyrën se si u privatizua si u lanë kapitalet. Ka një proces i cili është i gjithi i një dramë e lindur nga se sdua të bëj politikë, i lindur nga familja Berisha dhe të gjithë njerëzit përrreth  tyre që në 2008”, tha Bejtja, ndërsa shton se MIE ka patur gjithmonë probleme në lidhje me faturat e papaguara dhe borxhin e krijuar prej kompanisë.

Të fundit