Flash News

Ditari i Maxhorancës

2 mijë vetë nga Shqipëria me autobusë drejt Athinës? Reagon Rama

2 mijë vetë nga Shqipëria me autobusë drejt Athinës?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi u përfol se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë për takimin e së dielës në Athinë me emigrantët shqiptarë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan Rama e hodhi poshtë këtë akuzë.

“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit…

Këto hsitoritë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Të fundit