Flash News

Ditari i Maxhorancës

25 prilli, Rama: Pse nuk ka një shans për Lulin, është kukull që fle kur nuk tundet

25 prilli, Rama: Pse nuk ka një shans për Lulin, është

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në fjalën e hapjes së fushatës elektorale, Rama shtoi se PS duhet të fitojë mandatin e tretë për të mos lënë Shqipërinë në duart e pasi sipas tij Basha është një kukull që fle dhe tundet nga duart e tyre.

Mandati i trete i PS është heqja e cdo mundësie që Meta, Berisha, Kryemadhi të kenë një shans tjetër për ta marrë përsëri zvarrë vendin për hesap të tyre, pushtetit tyre dhe kur vjen puna, edhe Luli nuk ka si e merr një shans, se Luli nuk është Luli.

Luli është Saliu, Luli është Iliri e Monika, Luli është një kukull. Si ato kukullat që nuk i tunde, flenë. Është një kukull e tundur kur e shohim, kur zhduket nga ekrani, është kukull që fle në prehrin e atyre treve”, tha Rama.

 

Të fundit