Flash News

Ditari i Maxhorancës

"25 prilli", Veliaj: Listën e Tiranës e kam propozuar unë, Ramës i refuzova disa emra

"25 prilli", Veliaj: Listën e Tiranës e kam propozuar

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tregon se e ka propozuar ai listën finale të kandidatëve të PS-së për Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit. Madje, Veliaj shton më tej se i ka refuzuar kryesocialistit Edi Rama disa emra që ai ia ka sugjeruar

Kryebashkiaku i Tiranës shprehet se me listën e propozuar gjeti mirëkuptimin e kryeministrit Rama, por dhe të kolegëve të tjerë.

"Kemi pasur një periudhë shumë të gjatë diskutimesh, shqyrtimesh ,sondazesh, focus grupesh. Në finale i kam propozuar Kryeministrit atë listë, sigurisht që kemi pasur diskutime të vogla. Në pjesën më të madhe kam qenë unë që kam refuzuar edhe ndonjë sugjerim të kryeministrit edhe për persona të tjerë, ndoshta nga qytete të tjera apo qarqe të tjera transferimi. Ka qenë e gjitha e hapur dhe miqësore. Kryeministri ka thënë se çfarë mendon se është e mirë nuk dua të insistoj pasi ke kaq kohë në terren ndoshta gjykon më mire se sa unë. Kështu që, jo vetëm që kam pasur mire kuptim nga kryeministri, por kam pasur edhe një super mirëkuptim nga kolegët, të cilët pasi ne diskutuam strategjinë dhe secili kuptoi fabulën e kësaj beteje, dhe jam shumë i lumtur dhe kam për nder që punoj me këtë skuadër”, tha Velija për emisionin "60 minuta".

Kujtojmë se në listën e PS-së për Tiranën u lanë jashtë disa figura me kontribut të rëndësishëm në PS-së, ndërsa disa të tjerë si Majko, Kodheli dhe Fatmir Xhafa janë renditur në atë që konsiderohet si listë jofituese. Në listën e Tiranës janë dhe disa emra nga opozita parlamentare si Halit Valteri, Ylli Shehu dhe Edmond Rushi. 

Të fundit