Flash News

Ditari i Maxhorancës

30 vjetori i eksodit drejt Italisë, Rama: Të bëjmë muze në Brindizi, vizita në çdo 7 mars të bëhet e detyrueshme

30 vjetori i eksodit drejt Italisë, Rama: Të bëjmë muze
Kryeministri Edi Rama

Gjatë vizitës në Brindizi, kryeministri Edi Rama tha se 7 marsi duhet të kthehet në një datë, ku qeveria shqiptare të bëjë një vizitë të detyrueshme në Itali, për t’i shprehur mirënjohjen për solidaritetin e treguar ndaj shqiptarëve.

Ai kërkoi nga autoritetet lokale atje që të ndërtohej një muze për të rikujtuar historinë.

“Ne duam që këtë datë, 7 marsin ta kthejmë në një datë të vizitës së detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindisi, për ti shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe kjo histori të mos harrohet.

Nga ana tjetër 7 marsi në Shqipëri është dita e mësuesit dhe besoj se Brindizi në atë 7 mars është bërë një ndër mësuesit e mëdhenj të njerëzimit dhe solidaritetit. Solidariteti i njerëzve të thjeshtë që treguan se është politika që shpërndan frikën. Nuk janë njerëzit e thjeshtë problemi, por ata politikanë që përhapin urrejtje dhe frikë. Shpresoj që bashkia e Brindizit të na japë mundësi të kemi një hapësirë të vogël për të bërë një muze, që besoj se duhet ta shohin jo vetëm ata që banojnë në këtë qytet, por edhe shumë vizitorë”, tha ndër të tjera Rama.

Ky i fundit ndodhet në Itali me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve në Itali, ku rreth 18 mijë shqiptarë zbarkuan në Brindizi.

Të fundit