Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
300 studentë të Mjekësisë veshin bluzat e bardha, dy ministret premtojnë rritje të kuotave vitin tjetër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, ku 300 studentë të rinj në mënyrë simbolike kanë veshur bluzat e bardha, duke nisur rrugën e dijes në degën e Mjekësisë.
“Unë jam shumë e lumtur sepse në fakt garancia që sistemi ynë shëndetësor do të jetë në lartësinë e asaj që qytetarët shqiptarë meritojnë, është pikërisht fakti që në Mjekësi vijnë studentët më të mirë. Dhe për këtë unë jam shumë krenare. Bazat e besimit mjek-pacient mbështeten në tre shtylla: Ndershmëria, Dija, Aftësitë Profesionale. Ndër shekuj këto tre shtylla janë respektuar fort nga mjekët. Më besoni që asnjë pikë e zezë e rënë diku aty-këtu, nuk mundet dot që të ngjyrosë detin e madh të dobive të mjeksësisë dhe bluzën tuaj të bardhë. Ndaj është shumë e rëndësishme që bashkë me dijen edhe me aftësitë profesionale, së bashku të udhëhiqeni dhe nga ndershmëria që e karakterizon këtë profesion”, tha Manastirliu në fjalën përshëndetëse.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se angazhimi për Paktin për Universitetin është jetësuar dhe do të vijojë më tej, me projekte të reja në dobi të cilësisë së mësimdhënies.
“Unë jam e kënaqur që nëpërmjet Paktit për Universitetin, ne sot kemi projekte për të çuar përpara. Së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë ne jemi duke lobuar tashmë për të ndërtuar për herë të parë brenda korpusit të Qendrës Spitalore Universitare, një qendër të bio-simulimit klinik, e cila do të jetë një qendër që do të mbështesë jo vetëm kërkimin shkëncor, edukimin tuaj, por gjithashtu do të rrisë akoma më shumë bashkëpunimin edhe me qendrat simotra të vendeve europiane”, tha Manastirliu.
Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi se sot mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët e shëndetit punësohen me transparencë dhe meritë përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.
“Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’, ‘Infermierë për Shqipërinë’ sot garantojnë meritokraci dhe transparencë për punësimin tuaj. Vetëm nëpërmjet këtyre platformave, këtyre instrumentave kaq me vlerë sot në dorën tuaj, ne kemi bërë të mundur që në katër vite, 1200 mjekë dhe 3800 infermierë të jenë të punësuar me meritokraci dhe transparencë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se së shpejti, së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë dhe me dekanët, do të kemi një marrëveshje shumë të rëndësishme, e cila i hap rrugën edhe spitaleve të tjera publike, siç është spitali Memorial në Fier, spitali i Durrësit, spitali i Shkodrës dhe Spitali i Elbasanit, që të mundet që të ofrojnë hapësirat e tyre tashmë në kushte dhe standard bashkëkohore për edukimin e studentëve të mjekësisë dhe për të rritur numrin e kuotave në mjekësi.
“Plani ynë për plotësimin e nevojave me mjekë është gjithashtu edhe rritja e numrit të kuotave në Fakultetin e Mjekësisë, gjë që jemi duke e projektuar së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Universitetin e Mjekësisë, për ta finalizuar dhe për të filluar menjëherë në vitin tjetër akademik me kuota të rritura për mjekësinë”, tha Manastirliu.
Duke folur para studentëve që kanë nisur vitin e parë për Mjekësi, Manastirliu u kërkoi të bëhen misionarë të procesit jetik të vaksinimit anticovid.
“Ftesa ime për ju është të bëheni misionarë edhe të vaksinimit. Studentët e mjekësisë duhet të jenë promotorë të vaksinimit. Studentët e mjekësisë janë duke u organizuar edhe për universitetet e tjera për këtë fushatë vaksinimi, kjo më bën akoma më shumë të lumtur dhe krenare për angazhimin tuaj njerëzor”, tha Manastirliu.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, shprehu mirënjohje për të gjithë mjekët.
“Mirënjohje pafund për të gjithë mjekët. Fakti që ju keni zgjedhur të studioni mjekësinë edhe pas historive të pandemisë, ju bën edhe ju që në sytë tanë të jeni heronjtë e të nesërmes. Zgjidhni Shqipërinë! Ju e keni zgjedhur Shqipërinë për studimet tuaja, vlerësoj që e keni zgjedhur Shqipërinë. Falënderoj edhe ata që nuk e kanë zgjedhur Shqipërinë por me rezultatet e tyre na bëjnë krenar. Çdo vit, rreth 330 studentë të rinj nisin studimet në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa në të gjitha degët e Universitetit Mjekësor të Tiranës janë mbi 2200 kuota studimi çdo vit”, tha Kushi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38