Flash News

Ditari i Maxhorancës

"36 mijë familje do përfitojnë nga rindërtimi", Ahmetaj sfidon Valterin: Më gjeni një vend që një person që ka humbur shtëpinë, t'i jepet sërish falas

"36 mijë familje do përfitojnë nga rindërtimi",
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka replikuar me deputetin e opozitës, Halit Valteri përsa i përket procesit të rindërtimit.

Në fjalën e tij, Ahmetaj ka bërë një rezyme të plotë të përfitimeve që marrin qytetarët nga rindërtimi, ndërsa sfidoi Valterin që të gjej një vend ku shtëpitë pas procesit të rindërtimit ju jepen qytetarëve falas.

Asnjë qeveri në botë se ka bërë këtë që po bën qeveria jonë”, vijoj më tej Ahmetaj.

"Në respekt të fjalës së Valterit do t’i kërkoj Valterit të më kthejë replikë për shqiptarët dhe jo për mua. Buxheti është ai që një parlament vendos ti japë zë atyre boshllëqeve dhe ku ka më shumë nevojë. Deputeti para meje bëri pyetje të duhur k,u shkojnë paratë e shqiptarëve. Një korsi është të flasësh për makro ekonomikë dhe një tjetër të flasësh se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.

Ju jeni deputetë të opozitë edhe me të drejtën tuaj do ta godisni buxhetin. Na jepni opinionin, mbase rregullojmë ndonjë gjë jo me metafora. Ky buxhet tregon se qeveria ka mundësi tu përgjigjet krizave. Një maxhorancë që i bie kriza nga zoti tërmeti dhe arrin të rikuperojë me shpejtësi brenda një viti rritje ekonomike.

Për shkak se trupa mjekësore arriti tu tregonte shqiptarëve se meriton respekti ka ardhur koha të tregojë se po rritet paga me dinjitet.

Sot jemi në një fazë të avancuar të rindërtimit dhe janë 36 mijë familje që do përfitojnë nga rindërtimit. Është kollaj të bësh metafora që as buzën në gaz s’të bëjnë të vësh. 620 milion vetëm nga burime të brendshme të parave të shqiptarëve do të shkojnë në favor të familjeve shqiptare. Programi i rindërtimit është unik prapë u bëj sfidë. Më gjeni një vend që një person ka humbur shtëpinë dhe t’u jepet përsëri falas.  Itali nuk jep shtëpi  falas jep kredi të butë. Imagjino  shqiptarët në bankë në radhë për të marrë kredi për shtëpi. Qeveria bëri një program në themel në kockë në palcë për tu dhënë shtëpi për t’ua rindërtuar shtëpitë. Deri në fund të mandatit do të kemi shtëpi të mbaruara.

 Çdonjëri nga ata do të shërbehet nga kjo qeveri ne nuk lëmë askënd vetëm dhe askënd mbrapa. Ne nuk lëmë askënd mbrapa dhe askënd vetëm", tha Ahmetaj.

Të fundit