Flash News

Ditari i Maxhorancës

44% e popullsisë ka marrë një dozë, sa qytetarë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 në Shqipëri

44% e popullsisë ka marrë një dozë, sa qytetarë

Ka shkuar në 800 mijë numri i qytetarëve plotësisht të vaksinuar në vendin tonë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit tha pak ditë më parë se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë është 44%. Gjithashtu bëri me dije se deri në fund të vitit numri i vaksinave të siguruara nga vendi ynë shkon në 3 milionë.

Më herët ministrja ka shprehur gatishmërinë për dozën përforcuese, nëse kjo do të shihet e nevojshme nga autoritetet përkatëse. Ndërkohë vazhdon vaksinimi i qytetarëve mbi 18-vjeç.

Të fundit