Flash News

Ditari i Maxhorancës

59% e qytetarëve pro/ Rama për “Ballkanin e Hapur”: Në interes të Shqipërisë, jo të Serbisë. Mesazhi për Prishtinën zyrtare

59% e qytetarëve pro/ Rama për “Ballkanin e Hapur”:

59% e qytetarëve e kanë mbështetur nismën e shumë kritikuar “Ballkani i Hapur”. Nga rezultatet e Këshillimit Kombëtar, të cilat u publikuan sot, kjo çështje kishte më pak mbështetje se të tjerat.

I pyetur nëse e step ky fakt, kryeministri Edi Rama e mohoi. Ai tha se Shqipëria përfiton më shumë se Serbia nga kjo nismë. Sipas Ramës, marrëdhëniet me Serbinë janë të pashmangshme, e imponuar nga kushtet e fqinjësisë.

Ballkani i Hapur është kundërshtuar fuqishëm nga Prishtina zyrtare. Referuar kësaj, Rama tha se nuk dëshiron t’iu japë mend dhe këshilla drejtuesëve të shtetit të Kosovës.

“59% është një mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje dhe më të fortë. E dyta s’ka qenë vendimmarrja as e imja as e kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet edhe Serbia. Serbia është aty, fqinje duam apo s’duam ne. Do jetë aty gjithmonë si do jemi dhe ne këtu gjithmonë. 

S’do iki diku tjetër. Kështu që marrë parasysh këto dy gjëra, marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe për faktin e ndryshimit mes nesh e tyre në këtë aspekt që ju bëtë pyetjen.

Ballkani i Hapur nuk mbron interesat e Serbisë. Serbia ka interesat e veta. Kur flasim për paqe, bëhet me ata që ke problem. Nuk dua të jap as mend dhe as këshilla udhëheqësve në Kosovë. Është në interes të madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe shërbimeve”, deklaroi kryeministri.

 

Të fundit