Flash News

Ditari i Maxhorancës

6 marsi, Rama apel qytetarëve: Votoni edhe në respekt të ukrainasve, po masakrohen për këtë të drejtë

6 marsi, Rama apel qytetarëve: Votoni edhe në respekt të

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një apel drejtuar banorëve të 6 bashkivë të vendit që sot votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë.

Rama u bën thirrje në rrjetet sociale që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, edhe në  respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë.

Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Të fundit