Flash News

Ditari i Maxhorancës

“6 mln euro nga buxheti i bashkisë për arsimin”, Manastirliu reagon pas deklaratës së Ahmetajt

“6 mln euro nga buxheti i bashkisë për arsimin”,

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas deklaratës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt nga arratia sa i takon fondeve për arsimin.

E gjitha vjen pasi është thënë se 6 mln euro i është hequr nga Bashkia e Tiranës buxhetit për arsimin me qëllim financimin e Ineneratorit të Tiranës. E pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, sipas Manastirliut, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi buxheti për arsimin këtë vit ka qenë në nivelet më të larta.

Qeveria shqiptare është e angazhuar për të financuar arsimin në të gjitha nivelet e tij, duke inkurajuar partneritetet me pushtetin lokal, ne kemi një bashkëpunim shumë të madh me të gjitha bashkitë, në funksion të të të gjitha investineve sa i përket rehabilitimit dhe ndërtimit të institucioneve arsimore dhe jo vetëm nuk janë ulur, por fondet dedikuar për arsimin janë rritur dita-ditës. Dhe këtë vit kemi pasur fondin më të madh për arsimit”, tha Manastirliu.

 

Të fundit