Flash News

Ditari i Maxhorancës

6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe 6 biznesmenët, gjyqtarët tërhiqen për vendim

6 orë seancë në GJKKO për Veliajn, Xoxën dhe 6

Pas një seance maratonë prej gjashtë orësh në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), gjyqtarët janë tërhequr për vendim në lidhje me çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ish-zv.kryetarit Arbjan Mazniku, biznesmenit Arben Xoxa dhe gjashtë sipërmarrësve të tjerë.

Seanca u shoqërua me debate të forta mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, ndërsa pritet që gjykata të dalë me një vendim mbi masat e sigurisë. Veliaj dhe të tjerët akuzohen për shpërdorim detyre dhe afera korruptive në lidhje me tenderat publikë.

GJKKO pritet të japë vendimin në orët e ardhshme, ndërsa çështja ka marrë një vëmendje të madhe publike dhe politike.

Të fundit