Flash News

Ditari i Maxhorancës

70 vjeç në timon, deputeti i PS: Kush s’mund të jetë shofer kamioni, të marrë furgon

70 vjeç në timon, deputeti i PS: Kush s’mund të jetë

Pas propozimit të Ballës, për të reduktuar shpejtësinë e qarkullimit të mjeteve sidomos për shoferët e rinj, një tjetër propozim erdhi po nga radhët e PS.

Ishte deputeti Arben Pëllumbi i cili propozoi që të rritet edhe mosha për pajisjen me leje drejtimi duke e çuar në 70 vjeç. Pra, sipas Pëllumbit edhe një 70-vjeçar të ketë mundësi të pajiset me leje drejtimit për mjetin.

Sipas socialistit, kjo kërkesë vjen duke marrë parasysh që është rritur edhe jetëgjatësia në vend.

“Ne sot kemi një kufizim te mosha 50-vjeç dhe pastaj ulet mosha me të cilën ti patentohesh. Sot e zgjasim deri në 70 vjeç duke pasur parasysh rritjen e jetëgjatësisë. Rritet edhe mosha me të cilën ti ke të drejtë të kesh një leje drejtimi.

Nëse një shofer kamioni dhe autobusi që nuk e bënte dot këtë punë pas moshës 65-vjeç, pas kësaj moshe ai nuk do jetë më shofer kamioni apo autobusi por mund të marrë furgon. I japim këtë lloj mundësie”, tha Pëllumbi.

Të fundit