Flash News

Ditari i Maxhorancës

"8 vite në pushtet ku i keni rrugët"/ Basha replika me Braçen: Jeni 'nona' e korrupsionit; S'ka nona e baba, po fakte

"8 vite në pushtet ku i keni rrugët"/ Basha replika me

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me replika mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Kreu i opozitës Lulzim Basha ngriti shqetësimin për parregullsitë lidhur me një rrugë që është ndërtuar në Divjakë, zonë kjo e përfaqësuar nga deputeti i PS-së Erion Braçe.

Basha tha se regjimi prej 8 vitesh është kreu i korrupsionit duke theksuar se edhe tenderimet për ndërtimin e rrugëve, janë dhënë mbi baza korrupsioni.

"Meqë po flasim për një zonë që unë e kam përzemër, edhe pse s’kam pasur nderin ta përfaqësoj drejtpërdrejt. Atyre i kërkohet diçka që nuk i kërkohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë, që rroga ishte dhënë, financuar, por nuk jepej. Pse nuk fillonte këtë mund ta thonë përfaqësuesit italo-shqiptar që ishin kontraktuar. Fondet në dispozicion nuk parashikonin rrugë dytësore dhe përfundimin e mbikalimeve. Në çdo rrugë tenderuar 2005-2007, kursimi ishte 16%, numri minimal i pjesëmarrësve në tender 5. Numëro tenderat ku ke më shumë se 5 kontraktues, sepse ky regjim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e revoltit legjitim dhe depresionit të banorëve të Divjakës dhe gjithë Shqipërisë," deklaroi Basha.

Nga ana tjetër Erion Braçe i është kundërpërgjigjur Bashës, duke theksuar se javën e ardhshm e do të sjellë në Kuvend, fakte dhe dokmuente nga KLSH-ja lidhur me ndërtimin e rrugëve.

"Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike. Kjo është e para. E dyta, padiskutim që e gjitha sa thash për këtë projekt është e dokumentar. Javën tjetër, raportin do e sjell në sallën e parlamentit. Njerëzit s’kanë nevojë as për fjalët e mia e as të kurrë kujt. A mund ta di unë se si u mor në dorëzim kjo? Dua ta di," është shprehur Braçe.

Të fundit