Flash News

Ditari i Maxhorancës

9 vende bllokojnë IBAR, Rama vazhdon ‘përrallën’ e 2027-ës

9 vende bllokojnë IBAR, Rama vazhdon ‘përrallën’ e

Kryeministri Edi Rama vijon të shesë optimizëm për një fund të lumtur të negociatave me Bashkimi Europian deri në vitin 2027, duke e përshkruar procesin si një “ndërtesë me dy kate”, ku në fund gjithçka vendoset nga 27 vendet anëtare.

Por ndërsa në Baldushk flitej për kate dhe raporte që ngjiten lart, në Bruksel duket se ashensori ka ngecur.

Nëntë vende të BE-së kanë bllokuar raportin e IBAR, dokument kyç që duhet të dëshmojë se Shqipëria po bën “detyrat e shtëpisë”. Me sa duket, për disa kryeqytete europiane, këto detyra ose nuk janë bërë siç duhet, ose janë kopjuar keq.

Rama shpjegoi se “mjafton një vend të thotë jo dhe vendimi nuk merret”. Në këtë rast nuk është një, por nëntë. Një detaj i vogël që nuk përputhet shumë me narrativën e rrugës së shtruar drejt Europës.

Kryeministri këmbëngul se Shqipëria është “vetëm në këtë betejë”, duke fajësuar kundërshtarët politikë për çdo pengesë. Por zhvillimet e fundit sugjerojnë se problemi mund të mos jetë thjesht te “kati i dytë” apo te opozita, por edhe te mënyra si po ndërtohet i gjithë “projekti” në katin e parë.

Në fund, ndërsa Tirana flet për mbyllje negociatash brenda një afati ambicioz, Brukseli duket se po mban derën gjysmë të mbyllur — dhe këtë herë, çelësi nuk është në duart e Edi Ramës.

Të fundit