Flash News

Ditari i Maxhorancës

9 vende kanë bllokuar integrimin? Rama e mohon: Është barsoletë komplet

9 vende kanë bllokuar integrimin? Rama e mohon: Është

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonin ndaj vendeve të Bashkimit Europian, duke i cilësuar si “barsoletë” pretendimet se disa shtete po bllokojnë procesin e integrimit të Shqipërisë.

Duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, Rama u ndal te raporti kyç IBAR, i cili konsiderohet vendimtar për hapjen e rrugës drejt mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në.

"Kjo e 9 shteteve është barsoletë komplet. Barsoletë që 9 shtete kanë vënë veton, veton e vë njëri, po qe 9 nuk është më veto", deklaroi Rama gjatë takimit të Asamblesë socialiste në Durrës.

Edhe më herët, ai ka mohuar ekzistencën e një ngërçi të krijuar nga Shqipëria në procesin e integrimit, duke theksuar se përgjegjësia për vendimmarrjen në BE është kolektive.

"Shqipëria i ka kryer detyrat dhe duhet të hapë negociatat. Ata në katin e dytë tani janë 27 vendet anëtare dhe aty funksionon ndryshe. Aty nuk funksionon vetëm me çfarë ke bërë ti. Aty funksionon sa gati janë të 27 që të thonë “po” dhe mjafton një të thotë “jo”, nuk bëhet. Për çdo gjë, edhe për vendimet që Bashkimi Europian merr për veten e vet, del njëri kundër, s’bëhet", u shpreh Rama.

Dështimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, vendosi në rrezik rrugëtimin e Tiranës zyrtare drejt Bashkimit Evropian. Mungesa e përparimit në çështje të rëndësishme të shtetit të së drejtës mund të ndikojë në miratimin e raportit IBAR, që është një hap teknik drejt hapjes së kapitujve të rinj të negociatave.

Të fundit