Flash News

Ditari i Maxhorancës

“95% e të shtruarve të pavaksinuar”, Manastirliu: Zgjedhja e vaksinës s’është personale, disa kategori do detyrohen

“95% e të shtruarve të pavaksinuar”, Manastirliu: Zgjedhja

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur sot për të rishikuar planin e masave antiCovid, në një kohë kur infektimet në vend janë shtuar ndjeshëm.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha shifrat e shënuara nga Covid-19 janë shqetësuese dhe rezultat i tyre është refuzimi i vaksinave.

“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon. Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se, numri i të pavaksinuarve, është sa 95% e totalit të shtrimeve. Pra është fare e qartë se kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht, ndërsa përqindja fare e ulët e të vaksinuarve që preken është sidoqoftë shumë më e mbrojtur nga përkeqësimi fatal i sëmundjes”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu apeloi qytetarët të vaksinohen në mënyrë që të shmangin rrezikun që iu kanoset familjes, miqve apo kolegëve në punë.

“Vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Vaksina bën dallimin a madh, mes jetës dhe vdekjes. Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është thjesht personale. Nuk është rasti klasik “ç’punë ke ti ç’bëj unë me trupin tim”. Jo! Refuzimi i armës mbrojtëse, që sot çdo qytetar e ka në dispozicion, falas, në çdo qendër shëndetësore në çdo cep të Shqipërisë, vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon. Ai vë në rrezik jetën e familjarëve. Vë në rrezik jetën e miqve. Vë në rrezik jetën e shoqeve dhe shokëve në klasë apo auditor, të kolegëve e kolegeve në vendin e punës”. u shpreh Manastirliu.

Shtatori do të jetë muaji i dytë i vaksinimit të hapur. Manastirliu tha se në ditët në vijim do të ketë dhe një kategorizimin për grupet e popullsisë që domosdoshmërisht duhet të vaksinohen.

“Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t'u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”, nënvizoi Manastirliu.

 

Të fundit