Flash News

Ditari i Maxhorancës

A deshi ta djegë duke e kandiduar në Vlorë? Gjiknuri: Rama eksperimentoi me mua

A deshi ta djegë duke e kandiduar në Vlorë? Gjiknuri: Rama

Damian Gjiknuri, një nga emrat që doli fitues nga lista e hapur të PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kandidimi i tij në Vlorë ishte një eksperiment politik nga ana e kryeministrit Rama.

“Ishte një përvojë politike dhe rezultati u dha”,  u shpreh Gjiknuri i ftuar në News 24, duke komentuar vendimin e kryeministrit për ta dërguar në një zonë ku ai kishte qenë i shkëputur për katër vite.

I pyetur se si do të ishte gara e tij nëse do të kandidonte në Tiranë, Gjiknuri tha se Tirana ka hapësirë më të madhe dhe është më konkurruese.

“Në Vlorë u riktheva pas një periudhe shkëputjeje, dhe kjo e bëri më të vështirë. Por shpresoj që kontributi im me votat të ketë ndihmuar në rezultatin që arritëm,”  shtoi ai.

 

Të fundit