Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do falen gjobat për mosmbajtjen e masës siç ndodhi në karantinë? Rama: Ka një ndryshim, debati me Fevziun

A do falen gjobat për mosmbajtjen e masës siç ndodhi në

Kryeministri Edi Rama ka treguar nëse gjobat e vendosura me akt normativ për mosmbjatjen e maskës do të falen ose jo, siç iu veprua me masat e marra gjatë periudhës së karantinës.

I ftuar në ‘Opinion’, Rama thotë se këto gjoba që nisën të zbatohen që sot, ka një ndryshim.

“Ka një ndryshim. Ne kemi vendos gjoba dhe një pjesë janë paguar. Në kushtet kur kjo është një luftë e gjatë dhe kur sidoqoftë njerëzve u janë bllokuar me muaj makinat, ideja që tua kthejmë shkon në sensin e mirëkuptimit. Nevoja elektorale nuk kam. Sikur sot të ndaloj së bëri çdo gjë, në 25 prill partinë tënde e mund”, tha Rama, ndërsa moderatori Blendi Fevziu ndërhyri: Ti sqaro qytetarët shqiptar , unë kam të drejtën time ta konsideroj faljen elektorale. Nuk të shpëton puna e gallatave “.

“Problemi me gjobat tani është se maska sipas gjasave do qëndrojë gjatë e detyrueshme, minimumi deri në dalje të dimrit”, tha Rama.

Më tej, Fevziu e risolli në vëmendjen kryeministrit deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk do ta mbajë maskën dhe të njëjtën gjë u bën thirrje të bëjnë edhe shqiptarët.

“E mirëkuptoj se kjo i ka xhepat bosh. Është atyre se vuan shumë për xhepat e shqiptarëve dhe me xhepat e tyre ka një lidhje organike”, shtoi Rama.

Të fundit