Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do jepni dorëheqjen nëse nuk fitoni mandatin e tretë? Rama përgjigjet me shprehjen e famshme për ‘hallën e xhaxhain’

A do jepni dorëheqjen nëse nuk fitoni mandatin e tretë? Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se në 25 prill do të fitojë mandatin e tretë qeverisës.

I ftuar në televionin lokal ‘One tv Vlora’, Rama thotë se nuk flet me nëse, kur u pyet nëse do të japë dorëheqjen nëse nuk fiton mandatin e tretë.

“Ne shqiptarët kemi një shprehje për hallën e xhaxhanin. Nuk i referohem asaj rruge asnjëherë, se nuk flas me nëse.  Di që do fitojmë zgjedhjet”, tha Rama.

I pyetur për mundësinë e një koalicioni me parti të tjera pas 25 prillit, Rama thotë se kjo mbetet për t’u parë.

“Ne do i fitojmë zgjedhjet me mjaftueshmërisht mandate deputetesh për të udhëhequr vendin. Si do gjendet një rrugë bashkëpunimi e forcave politike nga pikëpamja e cilësisë bashkëjetesës politikën është temë që duhet parë. Nëse flasim për koalicione nga halli, nuk do ketë se PS s’do ketë hall tjetër vecse si të çojë para punët”, tha kryeministri.  


 

Të fundit