Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
A do kandidojë për deputet në 25 prill? Lleshaj: Në politikë më ftoi Edi Rama, pjesa tjetër është çështje partie
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për të ardhmen e tij politike dhe ambiciet në garën zgjedhore të 25 prillit.
Duke folur në “Ilva Now”, Lleshaj deklaron se në politikë ka hyrë pas ftesës nga kryeministri Edi Rama. I pyetur nëse do të kandidojë për deputet, ministri thotë se kjo është çështje partie.
“Kam ardhur në politikë për shkak se Edi Rama më ka ftuar. I jam përgjigj ftesës së Ramës qoftë si këshilltar në 2013 dhe si ministër në 2018. Nuk kam pas asnjëherë aspiratë për të bërë karrierë në politikë. Preokupimi im kryesor është që të bëj detyrën me nder dhe përgjegjësi. Pjesa tjetër është çështje partie, në parti nuk vetë kandidohesh”, deklaroi Lleshaj.
I pyetur për raportimet për një dorëheqje apo shkarkimin e tij të mundshëm, Lleshaj tha se reagimet u nxitën nga një përgjigje ironike ndaj pyetjes nëse do të vazhdojë të jetë ministër.
“Në këtë pozicion ku jam, ngarkesa është aq e madhe sa të mbetet shumë pak kohë për të qeshur. Pyetja ishte; a është e sigurt që nuk do të jeni më ministër. U përgjigja po, sepse nuk kisha se si t’i përgjigjesha ndryshe asaj pyetjeje”, tha ministri.