Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do kandidojë për kryetar bashkie të Himarës? Tavo nuk e mohon

A do kandidojë për kryetar bashkie të Himarës? Tavo nuk e

Prefekti i qarkut Vlorë, i emëruar pak kohë më parë nga qeveria, Vangjel Tavo nuk e ka mohuar kur është pyetur nëse do jetë kandidat i PS për për Bashkinë e Himarës.

Duke folur në A2 CNN, Tavo nuk pati një përgjigje konkrete, por u mjaftua të thoshte që do jetë i angazhuar më së miri për të bërë punën e prefektit të qarkut.

Jam totalisht i angazhuar në detyrën që më është caktuar të prefektit të qarkut të Vlorës, që përveç Himarës ka dhe Bashki të tjera dhe jam i angazhuar për t’i shërbyer këtij komuniteti dhe përtej garantorit”, deklaroi Tavo.

Akuzave nga burgu të kandidatit të zgjedhur, por të pabetuar, Fredi Belerit se ka nisur fushatën, Tavo i përgjigjet shkurt. Ai tha se çështja e pronësisë nuk është për fushatë, por një mundësi zgjidhjeje të një prej problematikave më të mëdha me të cilat përballet ky komunitet.

“Një nga gjërat që do merrem në qarkun e Vlorë është problematika e marrjes së titujve të pronësisë, prefekti nuk bën fushatë elektorale, e kam marrë këtë angazhim për t’u shërbyer njerëzve që duan që pronat që kanë t’i kenë me certifikatën e pronësisë. Një turizëm që do rrisë të ardhurat për çdo familje.

Ngaqë kam bërë diku të 16 fushata, nuk më bën përshtypje se çfarë thonë. Nuk është fushatë elektorale, por një problematikë që nuk mund të mbahet peng nga një grup njerëzit”, u shpreh ai.

 

Të fundit