Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do ketë kufizime të energjisë këtë dimër? Rama: Nuk varemi nga Rusia, por mund të kemi një problem tjetër

A do ketë kufizime të energjisë këtë dimër? Rama:

Kryeministri Edi Rama ka folur për një krizë të mundshme energjetike dimrin e këtij viti.

Në një intervistë për Euroneës Serbia, kryeministri Rama tha se këtë askush nuk e di nëse do të ketë apo jo kufizime të energjisë këtë dimër sepse Shqipëria e prodhon energjinë nga hidrocentralet dhe nuk varet nga Rusia.

Askush nuk e di këtë. Shpresoj qe jo. Ne vendosëm për një strategji ambicioze, nuk e di nëse është e guximshme apo budallaqe, do ta shohim. Ne vendosëm të mos preknim çmimin. Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është i njëjtë si para fillimit të krizës, për familjet dhe bizneset e vogla.

Sigurisht, kjo është një barrë e madhe. Ne varemi 100 për qind nga hidrocentralet, nuk kemi gaz. Do të thotë se ne nuk varemi nga Rusia, as nga ndonjë gazsjellës. Kjo është mirë, por mund të jetë problem, sepse kur nuk ka shi, duhet të importojmë dhe çmimi i importit është i lartë. Kjo është arsyeja pse ne kemi normën më të lartë të inflacionit në rajon. Megjithatë, sa do të mund të durojmë dhe sa do të zgjasë kjo, askush nuk e di’, u shpreh Rama.

Të fundit