Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do rikthehet karantina? Rakacolli flet për masat: Jemi në "dritaren" e parë për vaksinën

A do rikthehet karantina? Rakacolli flet për masat: Jemi në
Në foto: Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshime të masave kufizuese edhe për këtë javë.

Në një dalje publike, zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se masat kufizuese që do të shtohen vetëm në rast se do të ketë shpërthim të rasteve gjatë kësaj jave.

Në lidhje me negociatat për sigurimin e vaksinës, Rakacolli tha se është bërë pagesa e plotë, duke e pozicionuar Shqipërinë në atë që quhet dritarja e parë e shpërndarjes së vaksinës.

“Jemi në javët kur duket vlera e një mase që është marrë më herët. Në varësi të numrave do të shohim se si do të veprojmë. Po ajo që doja të thoja unë është se çfarë duhet të bëjmë të mos shkojmë në masa të tjera. Duhet të bindemi ndaj masave të vendosura.

Kjo është një luftë ku duhet të jemi të përfshirë të gjithë me mesazhin për t’u bindur ndaj autoriteteve shëndetësore. Pra hajde të bëjmë të gjithë të zbatojmë masat që të mos kemi nevojë për masa të tjera shtrënguese. Ne kemi bërë pagesat në kohë dhe jemi në dritaren e parë. Nuk janë të gjithë vendet në dritaren e parë. Qeveria është në negociatë për të siguruar një vaksinë që mund të dalë më përpara”, deklaroi Rakacolli.

Të fundit