Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do paguajë Shqipëria 1 miliardë euro për Bordin e Paqes? Rama e mohon dhe sulmon mediat

A do paguajë Shqipëria 1 miliardë euro për Bordin e Paqes?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve që qarkullojnë në media mbi ftesën e Presidentit Trump për Shqipërinë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Rama ka mohuar pretendimet se vendi duhet të paguajë 1 miliardë euro për të marrë pjesë, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.

Në reagimin e tij, Rama akuzoi mediat dhe partitë politike për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe nënvizoi se Shqipëria është nderuar ndërkombëtarisht.

REAGIMI:

Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB

GËNJESHTËR

Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO

GËNJESHTËR

Palestinezët do të vijnë në Shqipëri

GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.

Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.

Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.

Të fundit