Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do ta bëjë vaksinën anti-Covid live? Si përgjigjet kryeministri Rama

A do ta bëjë vaksinën anti-Covid live? Si përgjigjet

Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët, nëse do e marrë live vaksinën anti-Covid. Ai nuk dha një përgjigje të prerë, ndërsa tha se “Sa i përket vaksinimit tim live apo me regjistrim. Kjo është një çështje që nuk është problem. Do ta shikojmë në momentin e duhur”.

Ndërkohë për vaksinimin e qytetarëve dhe nëse ka marrë qeveria shqiptare një përgjigje nga COVAX, kryeministri u shpreh se vendi ynë është në një pozicion të ngjashëm me vendet që nuk janë pjesë e BE.

Gjithashtu shtoi se edhe vendet e BE janë në një pozicion të vështirë “për shkak të një planifikim që ka qenë tejmase i fryrë dhe flitet sot për doza të vogla”.

Të fundit