Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do ta kandidojë Besart Kadinë deputet në listat e PS? Rama: Ai u vetëofrua tek unë, me një rast të ngjashëm dështova javën e parë

A do ta kandidojë Besart Kadinë deputet në listat e PS? Rama: Ai

Kryeministri Edi Rama ka folur për emërimin e ish zyrtarit të PD, Besart Kadinë në postin e zv.ministrit të Financave.

Në ‘real story’, Rama thotë se ishte Kadia që shkoi te Rama dhe jo e kundërta.

“Nuk kam shkuar unë te Besart Kadia, por ka ardhur ai tek unë. Ai u vetëofrua për të kontribuar.

Vlerësimi për Besarin dhe dëshira e tij për tu angazhuar ka bërë që ti japim një mundësi. Është një djalë që ka ide.

Nëse vlerësimet që kas bërë për mua dhe opinionet që janë dhënë janë kundër me opinionet e mia, por është në një pozicion që mund të bëjë punën dhe ato që ka kërkuar prej nesh të vihen. nëse ja del bukuri e madhe”, tha Rama.

I pyetur nëse do ta kandidojë si deputet në listat e PS në 25 prill, Rama tha “Ne nuk jemi parti që i shohim njerëzit si tanët. Kam bërë edhe një herë tjetër një gjë të tillë, me Taulant Mukën, por nuk funksionoi. E mora në zyrë, më shtroi një platformën dhe i thashë bujrum. Meqë e ke merak.

Nga konstatimet te realizimet është një rrugë e gjatë. Dështoi brenda një jave, shpresoj mos të jetë rasti me Besarin. PS është e hapur për të gjithë.

Kam shumë dëshirë që ndryshe nga thuhet që të kem në rrethin e njerëzve që kanë pozicione të caktuara pune në hapësirën e kompetencave të mia që kem të bëj me njerëz sfidues, kanë mendime të ndryshme”.

Të fundit