Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do ta vaksinojë vajzën e saj adoleshente? Si përgjigjet Manastirliu

A do ta vaksinojë vajzën e saj adoleshente? Si përgjigjet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu një ditë më parë bëri me dije se aktualisht nuk do të ketë lehtësim të masave kufizuese në vend.

Ministrja është nënë e dy vajzave, njëra prej cilave sapo ka mbushur moshën 16-vjeç, kur sugjerohet që të bëjë vaksinën.

E pyetur nëse do ta vaksinojë vazjën e saj, Manastirliu tha për ‘Goca dhe Gra’ se do ia bëjë vaksinën sapo të fitojë imunitetin natyral pasi në dhjetor ishte e infektuar me Covid-19.

“Fëmijëve të mi, ashtu sic janë bërë vaksinat në bazë të kalendarit të vaksinimit dhe nënat nuk hezitoijnë të bëjnë vaksinat fëmijëve të tyre, edhe ajo kundër Covid është vaksinë që duhet bërë. Unë kam dy vajza.

Vajza e madhe sapo ka mbushur 16-vjec në fund të dhjetorit dhe përkoi në një javë sapo kaloi dhe Covid. Sapo të mbushen ditët nga fitimi i imunitetit natyral, nuk do të hezitoj që ta bëj. Ndërsa vajza tjetër është 12 vjeç, por deri tani sugjerohet se duhet ta bëjnë vaksinën vetëm ata fëmijë që kanë probleme imunitare”, tha Manastirliu.

 

Të fundit