Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do ta votojë PS heqjen e mandatit për Xhaçkën? Çuçi: E vendos Këshilli i Mandateve

A do ta votojë PS heqjen e mandatit për Xhaçkën?

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi deklaroi se për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, do të vendosë Këshilli i Mandateve dhe rregullores.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, teksa foli për mediat, Çuçi mohoi që PS të mos ketë zbatuar vendimin e Këshillit të Mandateve për çështjen.

"Nuk është e vërtetë që nuk e kemi zbatuar. Në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese është mbledhur këshilli i Legjislacionit. Aty do të informohemi për vendimin. Ndaj ia kemi dërguar Këshillit të Mandatit të Rregullores. Por kuvendi ka qenë në flakë dhe tym. Vendimmarrja është e grupit parlamentar. Do të mblidhet Këshilli i Mandatit dhe Rregullores. Këshilli i Legjislacionit që merr vendimin e Kushtetueses, e shqyrton dhe më pas thotë; do i kalojë Këshillit të Mandateve", tha Çuçi.

Të fundit