Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do të garojë për mandat të tretë? Përgjigjet Veliaj dhe tregon raportin aktual me Ramën

A do të garojë për mandat të tretë? Përgjigjet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur gadishmërinë për të garuar për një mandat të tretë në zgjedhjet vendore.

Nëse Partia Socialiste ma jep besimin dhe tashmë kam filluar të mendoj se çfarë mund të jenë gjërat që mund të bëjmë në një mandat të tretë, do ta bëja me shumë pasion dhe me shumë kënaqësi si këto dy mandate”, tha Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story”.

I pyetur nëse ky mandati tretë është më shumë ndëshkim nga Rama se sa shpërblim nga PS, Veliaj thotë se me Ramën ka një raport shumë special dhe se në zgjedhjet e fundit u afruan edhe më shumë.

“Shiko nuk e di se çfarë thonë njerëzit. Ndonjëherë është mirë që vij në emisione se marr dhe jehonën e muhabeteve të Tiranës. Nuk e di a kanë dy njerëz në politikë një raport më special seç kam unë me Edi Ramën.

E kam përdorur mish e thua herën e fundit, në këto zgjedhje u afruam dhe më shumë. Kishim kontakt akoma më të shpeshtë për shumë vendime që duhet të merrnim, strategjia na funksionoj. Ne shkuam nga 200 mijë në 227 mijë vota në Tiranë në mandatin e tretë. Pra jemi rritur 13% mbi peshën tonë. Në mandatin e tretë ishte rezultat shumë i kënaqshëm.

Nëse siç Saliu mundohej me diversionin shpresa e tyre e fundit është që unë dhe Edi Rama të kemi një konflikt që të kthehet epoka e gjumit në Tiranë janë të pashpresë”, deklaroi Veliaj.

Të fundit