Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do të jetë Manastirliu sërish kandidate në Tiranë? Sekretari i PS në mëdyshje: Nuk i dihet

A do të jetë Manastirliu sërish kandidate në Tiranë?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli për anulimin e zgjedhjeve në Tiranë, Ogerta Manastirliun si kandidate, si dhe për shkarkimin e Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak.

I ftuar në Top Channel, ai u pyet nëse Manastirliu do të jetë sërish kandidatë për Bashkinë e Tiranës.

Sipas Klosit, nuk dihet ende, pasi ka dhe një vit e gjysmë kohë nga zgjedhjet lokale.

Sakaq, për Veliajn, ai tha se shkarkimi nga anëtarët e Këshillit Bashkiak ishte politik.

“Ogerta është drejtuese politike e qarkut të Tiranës, bashkisë së Tiranës. Ka detyrë të drejtojë PS të Tiranës. A do jetë sërish kandidate? Do jetë proces që do kërkojë kohën e vetë, një vit e gjysmë kohë. Nëse gara do të ishte në 9 nëntor, Ogerta do të fitonte më thellë se në 11 maj.

 Veliaj është kryetari i bashkisë së Tiranës. Mund të themi që ne e kemi transformuar Tiranën. Falë këtij transformimi ne marrim vota, historia me individin është tjetër gjë. A ka probleme nga largimi i Veliajt nga detyra? Patjetër që ka. Por, ne… po të kishte garë më 9 nëntor ne do të kishim fituar më thellë.

Unë nuk isha pjesë e votimit. Shkarkimi i tij ishte vendim politik”, u shpreh ai.

Të fundit