Flash News

Ditari i Maxhorancës

“A do të paguash për Becchetti-n?”, pyetja e gazetarit italian vë në siklet Ramën, si u përgjigj kryeministri

“A do të paguash për Becchetti-n?”, pyetja e gazetarit

Kryeministri Edi Rama priti sot në Pallatin e Kongreseve pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë pritjes, Rama u pyet në distancë nga një gazetar italian se “a do të paguani për Francesco Becchetti?”

Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish, por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.

Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që biznesmeni italian ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”.

Por duket se gazetari nuk e ka lënë me kaq, ndërsa shtoi se çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti, por Rama u përgjigj duke thënë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.

 

Të fundit