Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do 't’ia tërheqë veshin' Rama Begajt pasi përshëndeti paqen Izrael-Hamas?

A do 't’ia tërheqë veshin' Rama Begajt pasi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen historike Izrael-Hamas, të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar si “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen, ndërsa shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Arritja e marrëveshjes së fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit, një hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve.

Vlerësoj rolin e Presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen. Besoj se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme”, shprehet Begaj.

Por reagimi i mazhorancës në Parlament duket se nuk ka ndjekur të njëjtin ton. Pak minuta më parë, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe shumica socialiste nuk shprehën asnjë përshëndetje apo miratim për arritjen, duke minimizuar rolin e Trump.

Kështu që mbetet për tu parë nësë kryeministri Edi Rama do tja tërheqë veshin Begajt, pasi ka dal na rrjedha e ujit të kryeministrit.

Izraeli dhe Hamasi janë dakordësuar dhe kanë nënshkruar për fazën e parë të planit të paqes në Rripin e Gazës. Donald Trump, i cili bëri njoftimin përmes një postimi në Truth Social, thekson se shumë shpejt do të dorëzohen pengjet izraelite dhe se IDF do të tërheqë të gjithë trupat në një vijë të rënë dakord.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes. Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord, si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë!

Kjo është një DITË E MADHE për Botën Arabe dhe Muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë të mundur këtë Ngjarje Historike dhe të Pashembullt. TË BEKUAR QOFSHIN PAQËBËRËSIT!”, ka shkruar Trump.

 

Të fundit