Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do votojnë emigrantët në 25 prill? Rama: Kush është i interesuar, t'i bashkohet PS-së për t'i përfaqësuar

A do votojnë emigrantët në 25 prill? Rama: Kush është i

Kryeministri Rama i shoqëruar nga numri dy i partisë socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur një konferencë për shtyp për të prezantuar platformën online “Deputeti që duam”.

I pyetur se nëse do të votojnë emigrantët në 25 prill, dhe a do t’iu lërë PS një kuotë për t’u përfaqësuar, Rama tha që ai dhe forca e tij politike ishin shumë të interesuar në këtë drejtim dhe janë të hapur për këdo person me vizion që do të bashkohet në radhët e socialistëve për të përfaqësuar emigrantët në Parlament.

“I takon Kryekomisionetrit dhe strukturës së sapozgjedhur të Administratës Zgjedhore të bëjë të gjitha vlerësimet për çështjen e emigrantëve.

Gjithsesi parë nga këndëvështrimi ynë është humbur shumë kohë për këtë sikurse është humbur shumë kohë për identifikimin biometrik, dhe përsa i përketë mundësisë për të zgjedhur e thashë dhe e përsërisë që në këtë platformë ne i mirëpresim me kënaqësi të gjithë vajza e djem, gra e burra, që mendojnë se kanë dicka për të dhënë.

Patjetër që ne do ta konsiderojmë dhe duam që në ato 12 skuadra të kemi dikë që ti përfaqësoi. A do ta realizojmë dot, këtë nuk e di. Por që shprehim interesin tonë në këtë cështje.

Të gjithë ata që duan dhe janë të interesuar, edhe nëse nuk besojnë, pse jo të shprehin interesin dhe ta na vënë në provë”, tha Rama.

Të fundit