Flash News

Ditari i Maxhorancës

A e sheh veten sërish ministre? Gjonaj: Rama ka dyfish përgjegjësi

A e sheh veten sërish ministre? Gjonaj: Rama ka dyfish
Etilda Gjonaj

E pyetur nëse e sheh veten ministre në kabinetin e ri që do të formohet në shtator, Etilda Gjonaj tha se është kryeministri Edi Rama ai që do të vendosë.

Ministrja e Drejtësisë tha për "Kjo Javë" se ka kjo nuk është një çështje që e shqetëson, duke shtuar se këtë pozicion nuk e ka qëllim në vetvete.

Ajo u shpreh mirënjohëse për postin që i është besuar me aryestimin se është në krye të ministrisë së Drejtësisë në një moment të rëndëishëm, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi.

"Kjo nuk është një gjë që më shqetëson, pasi në fund të fundit është kryeministri që ka përgjegjësinë dyfishe, edhe si kryeministër, edhe si kryetar partie, për të vendosur se kush do të jetë pjesë e kabinetit të tij qeveritar.  Kryeministri do duhet të vendosë për të dyja skuadrat, atë qeverisëse dhe atë legjislative.

Aty ku ai do të shohë që i shërben gjithë asaj që ne kemi si objektiv, si agjendë, çdo person, çdo njëri nga ne, besoj që do të vendosë nëse do të jemi, apo kush do të jetë pjesë e ekzekutivit apo legjislativit, sepse në fund të fundit të dyja këto skuadra kanë një rëndësi shumë të madhe në këtë katër vjeçar", deklaroi Gjonaj

Të fundit