Flash News

Ditari i Maxhorancës

A është gati të japë dorëheqjen? Çuçi: Nuk ndiej përgjegjësi morale. Do doja të mos kishte aksidente

A është gati të japë dorëheqjen? Çuçi:
Ministri i Brendshem Bledi Çuçi

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi morale dhe se a është i gatshëm të japë dorëheqjen pas akidenteve dhe vrasjeve të fundit në vend, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e mohoi.

Ai tha se nuk ndjen përgjegjësi morale, me arsyetimin se këto janë gjëra të zakonshme që ndodhin.

Çuçi tha se statistikat tregojnë se numri i aksidentëve dhe vrasjeve është ulur në vitet e fundit dhe se dëshironte që ky trend të vijonte më tej.

“Në lidhje me përgjegjësinë morale, e para si njeri do doja të mos kishte asnjë vrasje, të mos kishte asnjë aksident, të ishte një situatë idilike. Këtë e dëshiroj, por sigurisht do ishte utopi, nuk ka ndodhur as në komunizëm ku kishim çdo gjë nën kontroll, nuk kishte as mjet.

Nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, meqë ndodh pavarësisht nga ne. Kështu që nuk ndiej ndonjë përgjegjësi morale, madje do doja që në fund të mandatit tim t’i ruaja këto statistika dhe këtë trend. Do ndihesha shumë mirë që si ministër i Brendshëm në fund të mandatit tim ta ulja këtë trend. Por jo gjithmonë varen nga ministri këto gjëra”, deklaroi Çuçi.

Të fundit