Flash News

Ditari i Maxhorancës

A fshihet numri i të vdekurve nga COVID?! Rakacolli 'i bën bisht' pyetjes: Jemi në luftë, bilancin do e bëjmë në fund

A fshihet numri i të vdekurve nga COVID?! Rakacolli 'i bën
Në foto: Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se mohuar një fshehje të numrit të viktimave të COVID-19 nga autoritetet shëndetësore.

E pyetur nëse MSH i përfshinte qytetarët shqiptarë që ndërrojnë jetë nga COVID-19 në shtëpi, ose jashtë vendit, Rakacolli nuk ka dhënë një përgjigje direkte, duke e kaluar diskutimin tek ‘fshehja e rasteve’ dhe jetët e fituara në betejën me COVID-in.

"Jemi në luftë, bilancin do e bëjmë në fund", ka përfunduar zv.ministrja.

“Nga MSH, siç e kemi theksuar me shumë përgjegjësi, raportohen ato raste kur strukturat tona shëndetësore i cilësojnë si raste të vdekjeve nga COVID, Nuk ka asnjë lloj shifre. Nuk ka një paralelizëm mes atyre që janë nga agjencitë funerale dhe nga strukturat shëndetësore, pasi gjerat mund të ndryshojnë. Jemi në mes të një lufte dhe bilancet behën në fund.

Shifrat rregullohen shikohen. Asnjë vdekje nuk është e fshehur. Çdo gjë është e thënë me përgjegjësi dhe vazhdojmë ta mbajmë. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku, në kohë reale. Pastaj problemet e agjencive funerale, ato s’do të rregullohen dhe kanë një numër të saktë.

Mos të fokusohemi tek vdekjet, por tek jetët e fituara. Është një debat që nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën dhe në letra të rezultoi i gjallë. Jetët kanë humbur jetën në vazhdimësi dhe nga sëmundje të tjera. Është një problem që duhet parë në përgjithësi. Le ta tregojmë me vepra që jemi europianë, pasi është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet dhe do të bëhet në fund të luftës dhe jo në mes.”, tha ajo.

Të fundit