Flash News

Ditari i Maxhorancës

A ka ‘dështuar’ PS pas vendimit të Kushtetueses për Metën? Pëllumbi: Shkeljet ishin evidente

A ka ‘dështuar’ PS pas vendimit të Kushtetueses për

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje Kuvendin duke vendosur kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Presidenti do të qëndrojë në detyrë deri më 24 korrik.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi tha në një lidhje për Vizion Plus, se vendimet e Kushtetueses nuk mund të interpretohen. Pëllumbi u shpreh se shkeljet e presidentit kanë qenë evidente duke theksuar se figura e re e presidentit do të ngrejë nivelin e duhur të insitucionit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në kulturën tonë politike, nuk interpretohen asnjëherë. Ne nuk e kemi fshehur asnjëherë qëndrimin tonë, prandaj e ngritëm një Komision Hetimor. Ishim të bindur kur e morëm këtë veprim. Të gjitha shkeljet janë bërë në sy të njerëzve, kanë qenë evidente…Besoj që Presidenti i ardhshëm i Republikës do të jetë një figurë që do të ngre në nivelin e duhur përfaqësimin në institucionin më të rëndësishëm të këtij vendi”, tha Pëllumbi.

Të fundit