Flash News

Ditari i Maxhorancës

A ka lidhje zhdukja e Martinajt me rihapjen e lojërave të fatit? Rama: Kjo është kriminale

A ka lidhje zhdukja e Martinajt me rihapjen e lojërave të fatit? Rama:

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse rikthimi i diskutimit për bastet online ka lidhje me zhdukjen e “mbretit të lojërave të fatit” Ervis Martinaj.

Duke folur në një intervistë nga Nju Jorku për emisionin ‘Opinion’, Rama tha se këto dy çështje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa e quajti kriminale lidhjen e qeverisë me zhdukjen e Martinajt.

“Kjo është haluçinante dhe kriminale. Sepse çështja e lojërave të fatit është shumë e qartë, s’ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ne nuk flasim për rikthim të lojërave të fatit se nuk ka shans sa të jem unë në këtë detyrë që të rikthehen lojërat e fatit. Nuk do ketë hapje të qendrave të lojërave të fatit.

Kemi një problem të vetëm që ka të bëjë me bastet sportive online që janë problem që e ka gjithë planeti. Nuk ka lidhje fare sepse debati për këtë çështje është hapur nga Komiteti Olimpik Shqiptar, nga FSHF, kohë përpara.

Të akuzosh qeverinë e vendit se angazhohet në iniciativa të tilla është kriminale. Bastet online janë të pakontrollueshme”, tha Rama.

 

 

 

Të fundit